Turqia raporton mbi 40 mijë raste të reja me COVID-19

07:55 | 29 Prill 2021
Trina Galanxhi

Turqia raportoi 40.444 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.728 pacientë simptomatikë, dhe 341 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,75 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.398, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 45.198 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,21 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.558, treguan shifrat e fundit.

Mbi 46,71 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 283.261 gjatë ditës së kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme