Google ADS

Gërvalla jep detaje për takimet në Bruksel

00:10 | 29 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur në Bruksel bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi kanë zvilluar takime të shumta.

Gërvalla  përmes një psotimi në Facebook ka thekusar se  kishte biseda të “frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

“Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel.

Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli. Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi”, ka shkruar Gërvalla në Facebook, shkruan 21 media, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Kurti po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe do të takohet edhe nesër. Kurti sot gjithashtu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme