Besa Kokëdhima është një nga zërat më të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse ka më shumë se një dekadë që është pjesë e muzikës, publiku nuk është ngopur kurrë së dëgjuari këngët e saj, që gjithmonë kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ndonëse presim me padurim të dëgjojmë diçka të re prej saj, Besa këto kohë nuk ka qenë shumë aktive. Ajo po bën gati 1 vit që nuk ka publikuar asnjë këngë të re, ndaj ne kemi qenë gjithnjë sy e veshë për të mësuar nëse këngëtarja po përgatiste diçka në planin profesional.
Dhe në fakt, po, këngëtarja ka gati një këngë që pritet të publikohet së shpejti. Ditën e sotme ajo ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet me një këngë të re. Ajo do të mbajë titullin “Margjelo” dhe pritet të publikohet në datë 8 maj. Nuk e dimë nëse ky do të jetë një ripunim i këngës së vjetër shkodrane apo një projekt tërësisht i ri, ndaj do të na duhet të presim edhe pak ditë për të mësuar gjithçka.
Kujtojmë se prej vitesh Besa jeton mes Shqipërisë dhe Francës, ku ka marrë një shtëpi me qira në Paris. Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë në “Top Albania Radio” ajo u shpreh se është dashuria ajo që e rikthen në Shqipëri, por sa herë vjen në vendin e saj trishtohet shpejt nga gjërat që ndodhin, ndaj vendos të udhëtojë sërish jashtë.
“Mua dashuria gjithmonë më kthen në Shqipëri. Se kam familjen. E kam të pamundur të rri larg Shqipërisë. Pavarësisht se kam një shtëpi me qira në Paris, po kaloj gjysmën e vitit në Shqipëri, duke bërë shpesh vajtje-ardhje. Realisht njerëzit e zemrës i kam në Shqipëri, më merr shumë malli për ata sepse i dua shumë. E dua shumë vendin tim me të gjitha problemet që ka”, u shpreh Besa.
“Muli” pas ndeshjes me Lituaninë: Emocion i papë...
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...