Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, gjatë ditës së parë të saj, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kurti riktheksoi në takim se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime dhe se duhet ta pranojë realitetin dhe të vërtetën, transmeton arbresh.info
Sipas Kurtit, aty Kosova është palë e barabartë, e jo thjesht temë, ndërsa përfundimi i tij duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin