Google ADS

BE i premton Kurtit për angazhim në furnizim me vaksina

22:11 | 28 Prill 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. Kryeministri Kurti tha në takim se Kosova është e angazhuar maksimalisht në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Ai falënderoi Komisionin e BE-së për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë COVID-19, si edhe për përpjekjet për sigurimin e vaksinave sa më shpejtë të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.

Ai shtoi se orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Dombrovskis konfirmoi angazhimin e BE-së për furnizimin me vaksina dhe asistencë makrofinanciare.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme