Opinionisti Ilir Ibrahimi, tha se pjesëmarrja aktive në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër.
Ibrahimi në Rubikon në Klan Kosova tha se kjo është gabim sepse ndryshe përceptohet se kur merr rolin e kryeministrit.
” Kandidatët e Vetëvendosjes janë qytetarë të Shqipërisë dhe ata do të mund të garonin në çdo lloj sigle. Unë mendoj që kjo ka qenë gabim sepse ndryshe mund të përceptohet apo të pranohet aktiviteti politik kur je parti politike dhe dallon diametralisht kundër kur merr pozicion shtetëror, në këtë rast rolin e kryeministrit. Pajtohem plotësisht që në të Drejtën Ndërkombëtare mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër”.
“Nëse ne mendojmë që Kosova nuk është shtet i pavarur dhe kryeministri i Kosovës nuk është kryeministër i një shteti të pavarur, atëherë le të deklarohen si të tillë. Të gjithë po e pranojmë që jemi shtet i pavarur dhe udhëhiqemi edhe synojmë të bëhemi pjesë e familjeve të shteteve të pavarura”.
“Të shkosh në një shtet tjetër cilido qoftë ai, në këtë rast Shqipëria është shtet i pavarur sikur çdo shtet tjetër dhe të marrësh pjesë aktive në zgjedhjet e atij shteti, kjo është ndërhyrje në atë shtetin tjetër”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...