Google ADS

Kurti takohet me Komisionerin për Drejtësi, bisedojnë për Procesin e Vettingut

15:38 | 28 Prill 2021
A. B.

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Komisionerin Evropian për Drejtësi Didier Reynders me të cilin ka diskutuar për planet e qeverisë për forcimin e institucioneve të drejtësisë përfshirë edhe Procesin Vettingut e Didier Reynderst.

Kurti ka shkruar se e mirëpresin përkrahjen e Komisionerit Reynders për agjendën e reformave.

“Sundimi i Ligjit është një vlerë fundamentale e BE-së, dhe një kusht bazik për një shoqëri demokratike. Me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders diskutuam gjatë për planet tona për të forcuar institucionet e drejtësisë, përfshirë procesin e Vettingut. Ne e mirëpresim përkrahjen e tij për agjendën tonë të reformave”, ka shkruar ai.

Kurti sot dhe nesër do të qëndrojë në kryeqytetin evropian për tu takuar me zyrtarë dhe udhëheqës të institucioneve kryesore të BE-së.

Kryeministrit Kurti sot gjatë ditës nga Brukseli ka thënë se nuk do të marrë pjesë të takim me Aleksandër Vuçiqin më 11 maj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme