Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.
Kurti së pari zhvilloi një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian./REL/
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...
Rusia dërgon në orbitë dy satelitë iranianë
Zbulohet një grup i dyshuar si terrorist
PSV e Dinamo avancojnë në ndeshjet e tyre pas pjesës së parë