Policia e Kosovës bënë të ditur se një person ka detyruar me forcë nënën e tij të hyjë në taksi e të niset për Serbi.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), me forcë e ka detyruar të futet në një veturë taksi, me qëllim për të vazhduar për në Serbi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Palët janë ndaluar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për tretman të mëtutjeshëm./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...