Google ADS

Babë e bir rrahen në syfyr

11:52 | 28 Prill 2021
arbresh.info

Babë e birë i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit pasi janë rrahur mes veti pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baloc të Podujevës, rreth orës 02:00 të së martës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme