Edhe qeveria e Albin Kurtit sikurse qeveritë e kaluara i zgjasin festat që bien në ditët e vikendit.
Për më tepër, Dita e Ndërkombëtare e Punës është 1 maj e shtune ndërsa është parapa pushim të hënën me datë 3 maj, e njëjta ndodhë edhe me festën e Pashkëve është me 2 muaj ndërsa lidhet pushimi të martën me 4 maj. Dita Evropës shënohet më 9 maj e diele, ndërsa pushimi parashihet me 10 maj, e hënë.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, kjo tregon një jo seriozitet dhe mungesë të disiplinës në punë, e që sipas tij kjo po e dëmton jashtë zakonisht ekonominë në Kosovë.
“Është një dukuri që në aspektin psikologjik duhet të analizohet. Sepse, paramendo se si e vlerësojnë këtë gjest të kosovarëve faktori ndërkombëtar në Kosovë, shtetet evropiane, ku vërtet e shohin se sa festa ka dhe sa ato po lidhen. Dhe, shtrohet pyetja sa ka punë efektive në Kosovë”, vlerëson Gërxheliu.
Edhe qytetarët thonë se Kosova është vend i varfër dhe nuk mund ta përballojë lidhjen e festave në këtë mënyrë.
“Ne jemi vend i varfër. Duhet me mëndu pak më shumë. na duhet me kqyr nëse është vikend mirë, nëse nuk është, ka qellu, çka ki me ba”, shprehet qytetari Shaip Latifi.
Edhe një qytetar tjetër shprehet kundër lidhjes së ditëve të pushmit.
“Vallahi unë s’jam hiq për me i lidh me ditë pune, për me i shti këta militantët e partive me pushu palidhje. Ashtu-kështu s’po punojnë qysh duhet, e me vazhdu edhe të dillën me ua zëvendësu e me shku tutje prej të hanës e andej, unë nuk jam për atë. Shumë bre, shumë festa na u banë. Për çdo ditë ka ni festë e kemi. Na jemi shtet i vogël bre”, thotë qytetari Bitush Imeri.
Sefer Arifi thotë se asnjë vend nuk i lidhë ditët e festave që i bien në vikend, me ditët e punës.
“Edhe unë njëjte, s’ka lidhje me i lidh ditët kështu, se asnjë shtet tjetër nuk i lidh. Po këtu nuk punohet asgjë. As nuk është ka punohet njëherë përniherë. Këta e kanë ba, këta të papunët qe 20 vjet që na kanë shkatërru qeshtu”, theksoi qytetari Sefer Arifi.
E disa nga qytetarët këtë çështje po e shohin si normale pasi që është një çështje që rregullohet me ligj.
“Unë jam shërbyes civil edhe shpesh më ndodhë që me pas këtë lidhje dhe tash kjo është e rregullume me ligj, dhe në këtë rast për mu hjek kjo do duhej të ndryshohet ligji. Nëse i bjen të hënën e pengon procesin e punës “, thotë Milaim Aliu.
Një qytetar tjetër thotë se duhet ministritë përkatëse, ekzekutivi, duhet të marrin masa në lidhje me këtë çështje.
“Qeveria edhe Ministria e ka në dorë atë punë , dhe popullata e qytetarët duhet me përkrah. Çdo herë ka qenë edhe në sistemin komunist ka qenë qashtu, kur na rajke dita e Bajramit p.sh të dielen na dhoshin pushim edhe të hënën. Kur qëllojke tani brenda javës normal, tani u pushojke qato ditë. Tash kjo n’varet qysh e kanë pru sistemin udhëheqsia. Është e arsyeshme dhe gjithëherë ka qenë”, thotë qytetari Qamil Vili.
Pavarësisht kritikave, secila qeveri që ka udhëhequr me ekzekutivin, pavarësisht disa iniciativave nuk kanë arritur të bëjnë ndryshimet në lidhje me pushimin që lidhet me festat zyrtare./arbresh.info/
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...