Gjendja jashtëzakonisht e rëndë me pandeminë në Indi nuk është duke shfaqur shenja të përmirësimit. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet u regjistrua rekord i ri botëror i rasteve me Covid-19 për një ditë – 360 mijë e 960.
Përpos rekordit të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe shifra më e lartë ditore e viktimave në nivel vendi me 3.293 të vdekur për një ditë. Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në mbi 201 mijë. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.
Në kryeqytetin New Delhi, autoambulancat pritën për orë të tëra që t’i dërgojnë viktimat në krematoriume për djegien e trupave në parqe dhe parkingje, shkruan Reuters.
Policia tha se një zjarr që shpërtheu të mërkurën herët në një spital në periferi të Mumbait la të vdekur katër persona dhe disa të tjerë të lënduar.
Britania dërgoi ventilatorë dhe përqendrues të oksigjenit në kryeqytetin indian, ndërsa ndihma shtesë pritet të arrijnë edhe nga vendet tjera, përfshirë Irlandën, Gjermaninë dhe Australinë.
Disa shtete i kanë pezulluar fluturimet nga India, duke marrë hapa për t’u mbrojtur nga variantet më ngjitëse të virusit.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ka biseduar gjatë me kryeministrin indian, Narendra Modi, lidhur me atë se kur ShBA-ja do të jetë në gjendje që t’i dërgojë vaksina Indisë.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...