Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 25 prill në Shqipëri.
“I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,
Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.
Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Evropën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.
Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.
Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në këto zgjedhje Partia Socialiste në krye me Edi Ramën sipas rezultateve paraprake ka fituar 74 ulëse në Kuvend.
I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur…
Posted by Ali Ahmeti on Tuesday, April 27, 2021
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...