Po testohet te njerëzit: Pilula që parandalon Covid-19

23:12 | 27 Prill 2021
Trina Galanxhi

Pilula që parandalon koronavirusin mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit, nëse prova e kryer te njerëzit në SHBA dhe Belgjikë tregon sukses.

“Deri më tani, nuk ka ilaçe të tjera përveç vaksinave që mund të parandalojnë infeksionin, por nëse një e tillë zbulohet, atëherë infeksioni mund të fshihet nga faqja e dheut”, citohet të ketë thënë një eksperte për Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Pfizer, kompania që prodhoi një nga vaksinat më të njohura në Europë dhe në Amerikën e Veriut, ka filluar testimin e pilulës eksprimentale edhe te njerëzit.

Një ilaç antiviral, i quajtur PF-07321332, mund t’u jepet njerëzve që kanë filluar të shfaqin simptoma të infeksionit për t’i parandaluar ata nga zhvillimi i një forme të rëndë të sëmundjes.

Megjithëse shumica e njerëzve do të vaksinohen, vaksinat nuk janë 100 për qind efektive dhe disa njerëz nuk mund t’i marrin, që do të thotë se koronavirusi do të vazhdojë të përhapet.

Pilula mund të ndihmojë në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes tek njerëzit tek të cilët vaksinat nuk funksionojnë mirë, ose mund të jetë një linjë e dytë e mbrojtjes në rast se shfaqet një lloj i ri i virusit rezistent ndaj imunitetit.

Aktualisht, rreth 60 persona janë përfshirë në fazën e parë të provës Pfizer të ilaçit PF-07321332, i cili duhet të përfundojë në 25 maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme