Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve parlamentare 2021, që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill, bazuar në numërimin e votave në 4846 kutitë e votimit ndër 5199 në total në shkallë vendi, nxjerr fituese Partinë Socialiste, me 74 mandate deputetësh, ndër 140 mandate për të cilat garuan forcat politike.
Delagacioni i BE në Tiranë, bën me dije që Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u kanë bërë thirrje forcave politike në Shqipëri të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e numërimit të votave të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin efikas dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve”, thekson deklarata.
Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote, të hetohen.
Keqpërdorim i burimeve dhe funksioneve shtetërore
Deklarata i referohet raportit paraprak të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it të publikuar të hënën (26.04) në një konferencë shtypi online , në Tiranë, kur vë në dukje që “zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar e mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara në të gjitha nivelet.”
Deklarata e përbashkët e përfaqësuesi të lartë i BE, Josep Borrell, dhe komisionerit për Zgjerim, Olivér Várhelyi vë në dukje, “shqetësimet e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-ir lidhur me “keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike”.
Deklarata rikonfirmon angazhimin e BE “për të vazhduar ndjekjen nga afër “të zhvillimeve elektorale deri në çertifikimin përfundimtar të rezultateve”./dw/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...