Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Mejës së Gjakovës, që ka ndodhur 22 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurti, thotë se qeveria ka prioritet zbardhjen e fatit të 1632 të pagjeturve dhe vënien para drejtësisë të kriminelëve që kryen krime në Kosovë.
“Kosova përkujton Masakrën e Mejës, masakrën më të madhe dhe çnjerëzore të kryer nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë.Më 27 Prill, Kosova shënon edhe Ditën e të Pagjeturve në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook, raporton arbresh.info.
Ai thotë se edhe 22 vjet pas, familjet e të pagjeturve jetojnë me dhimbje dhe ankthin e pritjes për më të dashurit e tyre.
“Dita e të Pagjeturve na kujton se mungesa e përgjigjes për fatin dhe vendndodhjen edhe të 1632 personave të zhdukur, si dhe mungesa e drejtësisë për mijëra viktima të luftës, vazhdojnë të rëndojnë jetën e familjeve që edhe 22 vite pas lufte jetojnë në dhimbje dhe ankthin e pritjes. Familjet e personave të zhdukur duhet të dinë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe kjo duhet të bëhet me hapa të përshpejtuar. Andaj prioritet i Qeverisë është angazhimi maksimal në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së gjithë personave të zhdukur”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, me ndryshimin e legjislacionit, institucionet e drejtësisë duhet të ndjekin dhe dënojnë kryersit e krimeve të përmasave gjenociadle në Mejë dhe rrethinë.
“Me ndryshimet që kemi bërë në legjislacionin përkatës dhe plotësimet, po ashtu, të iniciuara gjatë këtyre ditëve, institucionet e drejtësisë duhet të ndjekin dhe të dënojnë në mënyrë meritore kryerësit e krimeve të përmasave gjenocidiale në Mejë dhe rrethinë dhe në të gjitha masakrat tjera. Çështja e të zhdukurve dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të jenë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport edhe me Serbinë. Të gjitha viktimat na mungojnë. Të gjithëve na mungojnë”, ka shkruar ai./arbrsh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...