Google ADS

Policia jep detaje rreth zyrtarit të FSK-së që u gjet i vetëvrarë

16:39 | 27 Prill 2021
Arditë Shkodra

Sot rreth 11:00 pasdite në fshatin Zjaqë të Mitrovicës një person ishte vetë plagosur me armë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, Flamur Arifaj, tranmseton arbresh.info

Ndërsa detajet rreth rastit për arbresh.info i ka dhënë zëdhënësi i  Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Menjëherë pas marrjes së informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e Policisë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë  në  Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se vikima S.H 48 vjeçar, ka vdekur, dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka  vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.”

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë”, bën të ditur zëdhënësi i Policisë./arbresh.info/

Lexo edhe:

Ky është zyrtari i FSK-së që kreu vetëvrasje – Arbresh.info

Të ngjashme