Ky është zyrtari i FSK-së që kreu vetëvrasje

16:22 | 27 Prill 2021
L G

Personi i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin Zjaqë të Mitrovicës, është nënkolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i FSK-së, Flamur Arifaj.

Ai për arbresh.info ka bërë të ditur se zyrtari i FSK-së është nënkoloneli Skender Hajdari.

Nënkoloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, dyshohet se ka qëlluar vetën me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK.

Arifaj tha se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen motivet./arbresh.info/

Të ngjashme