Google ADS

Ministria e Drejtësisë njoftohet me sfidat që po ballafaqohet Burgu i Sigurisë së Lartë

16:29 | 27 Prill 2021
L G

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me asistenten e Ministres së Drejtësisë, Berita Abazi, u takuan sot me drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.

Në këtë takim Zëvendësministri u njoftua nga afër me kërkesat dhe sfidat që ballafaqohet Burgu i Sigurisë së Lartë ku edhe iu ofroi mbështetje të plotë institucionale në përputhshmëri me kornizat ligjore.

Sallahu u zotua se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën kërkesë të ngritur dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për avancimin dhe përmirësimin e institucioneve korrektuese./arbresh.info/

Të ngjashme