Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Kryetarin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power dhe bashkëpunëtorët e tij.
Power potencoi njëmbëdhjetë projekte që Këshilli i Evropës zbaton në fushën e të drejtave të njeriut, për sundim të ligjit, trafikim të qenieve njerëzore, etj.
Përfaqësuesit nga Zyra e Këshillit të Evropës diskutuan për rëndësinë e infrastrukturës më të mirë ligjore lidhur me sinjalizuest, dhe ofruan gjithashtu ekspertizë për angazhim në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë, si dhe shprehën mbështetjen për projektet tjera të cilat ndërlidhen me qasje më të lehtë në gjykata, digjitalizim të sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu përdorim në teknologjinë e informacionit në gjykata, si dhe asistencë ndaj viktimave të dhunës.
Ministrja e Drejtësisë njoftoi për një takim që po mbahet me mbështetësit e Ministrisë së Drejtësisë, për finalizim të prioriteteve dhe po ashtu njoftoi lidhur me veprimet në rishikimin funksional, vettingun, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimet e luftës, dhe dhunën në familje.
Lidhur me sinjalizimin, Ministrja i njoftoi se është kompletuar rregullorja e sinjalizuesit, e cila brenda javës do të miratohet edhe në Qeveri.
Për zotimet e shprehura, palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm. /arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...