Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme i ka pranuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, në lidhje me masat kufizuese për parandalimin e coronavirusit.
Prej nesër (e mërkurë) ora policore në të gjithë vendin do të fillojë prej orës 21:00 deri në ora 05:00.
Nga Qeveria thonë se përjashtim për këtë regjim të lëvizjes, do të jenë natët në mes 1 dhe 2 majit, gjegjësisht gjatë festës së Pashkëve dhe natës në mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës së Bajramit.
“Duke filluar nga 28 prilli, të gjitha objektet hotelerike do të mund të punojnë vetëm në tarraca edhe atë deri në ora 20:30. Kompanitë e hotelierisë të regjistruara për festa (dasma, ditëlindje, pagëzime, etj.) do të mund të organizojnë punën vetëm si restorante në natyrë, dmth në tarraca, dhe mbetet ndalimi i organizimit të dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve, etj”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...