Qeveria duhet të sjellë vendim nëse do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.
Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se ka shumë mundësi se si të veprohet në lidhje me rastin me Paunovskin. Ai tha se dëshiron t’i shqyrtojë edhe materialet që ia kanë dorëzuar inspektorët e tregut, dhe ta thotë vendimin përfundimtar të Qeverisë.
Ai tha se të punësuarit në Inspektorat i kanë thënë se Paunovski është njeri i mirë dhe se e ka avancuar punën në Inspektoratin e Tregut.
“Do të lejojë që Qeveria të debatojë. Qëndrimet e mia do t’i them në Qeveri, do t’i them edhe qëndrimet e Stojko Paunovskit, me të cilin të premten kam pasur kontakt. Sipas Kodit Etik ka shumë mundësi se si të veprojmë, sikur për shkarkimin, po ashtu edhe për vazhdimin e tij. E rëndësishme është të respektohet ligji dhe vendimet, që të kemi efikasitet në punë”, tha Zaev.
Ai tha se megjithatë, qëllimi për procedurën kundër Paunovskit është të dërgohet mesazhi se ligji duhet të respektohet./Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë