Qerkini-liderëve: Fjalët janë të mëdhaja, i kemi 1638 të pagjetur

11:42 | 27 Prill 2021
V. S.

U bënë bashkë për të nderuar të zhdukurit, por protokolli nuk u respektua deri në fund.

Fjalimet e tyre i përfunduan, e më këtë edhe detyrën për të bërë nderime tek memoriali për të pagjeturit me rastin e 27 prillit.

Por tre liderët, Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca, duket se nuk ju qoi peshë fjalimi i përfaqësuesit të familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkinit, raporton arbresh.info.

Më të përfunduar deklarata e tyre ata u larguan në heshtje deri sa prapa lanë fytyrat e familjarëve.

E nga këtu, por jo më pranin e tyre, mediave ju drejtua Bajram Qerkini.

Me mllef ai foli për atë që nuk u bë tash e 22 vite.

“Ju falënderoj të gjithëve e më shumë për familjarët që akoma kanë një ankth që më shumë se 21 vite. Nuk është bërë shumë për personat e zhdukur. Kërkesë familjarëve  është tu kthehen të dashurit e tyre që u kanë mbetur në kanta te bërllogut. Qeveria e re duhet të bëjë më shume jo vetëm në zbardhjen e të pagjeturve por edhe të kujdeset për pasardhësit e këtyre familjarëve, pra duhet t’i hap sytë më shumë”, tha ai.

Injorim për përfaqësuesit e familjarëve, tre krerët e shtetit patën edhe në momentin kur vendosen lule para memorialit.

E ndonëse ishin bashkuar për një qellim e për nder të të pagjeturve, Kurti, Osmani e Konjufca, ndonëse ishin të bashkuar, ata përçuan mesazhin e ndarjes në rastin  familjarëve të të pagjeturve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme