Biden do të rrisë taksat për amerikanët e pasur

10:34 | 27 Prill 2021
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka theksuar se dëshiron t’ua rrisë taksat fitimprurëse me 0.3 % të gjithë amerikanëve të pasur.

Kjo rritje e taksave është pjesë e një reforme fiskale që synon “shpërblimin e punës, jo vetëm pasurinë”, tha Brian Deese, këshilltari kryesor ekonomik i Presidentit Biden, transmeton portal arbresh.info

Sipas draftit të reformës, e cila mesiguri do të luftohet ashpër në Kongres, ndryshimet do të prekin vetëm ata tatimpagues që fitojnë më shumë se një milion dollarë në vit, shpjegoi ai.

Sipas tij, vetëm 0.3 përqind e taksapaguesve, ose rreth 500,000 familje, do të preken nga reforma.

Sipas disa mediave amerikane, shkalla e taksave mund të dyfishohet, nga 20 për qind në 39.6 për qind.

Reforma fiskale kërkon të financojë, ndër të tjera, planin e familjes amerikane, një grup investimesh të përqendruara në fëmijët, familjet dhe kujdesin shëndetësor, udhëzimet kryesore që Biden pritet t’i paraqesë në Kongres./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme