Google ADS

Gjuajtje me armë, plagoset një person në Prishtinë

09:03 | 27 Prill 2021
A. B.

Dje pas dite ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë.

Pas kësaj kanosje një person ka mbetur i plagosur, shkruan portali arbresh.info

Sipas raportit të policisë personi i plagosur pas tretmanit të marrë është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm.

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme