Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të ketë takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) lidhur me peticionin e tyre kundër shkarkimit të drejtorit të ISHT, Stojko Paunovski.
Inati me eprorët dhe moszbatimi i ligjit për administratorët e programit K-5 janë arsyet pse kryeministri Zoran Zaev do ta shkarkojë Stojko Paunovskin nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Sidoqoftë, sot në mëngjes, Zaev do t’i presë punonjësit e inspektoratit në takim të cilët do të bëjnë përpjekje ta bindin atë që të mos shkarkojë Paunovskin e më pas, vendimi përfundimtar do të merret në seancë qeveritare.
“Gjithmonë ekziston një mundësi e hapur, kështu që unë kam caktuar një takim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, për të dëgjuar argumentet e tyre. Pse atëherë do të caktoja takim, nëse jam i bindur në qëndrimin e bërë publik”, deklaroi dje Zoran Zaev.
Zaevi kërkon shkarkimin e Paunovskit, pasi ky i fundit nuk pranoi të punësojë mbi 30 administratorë në ISHT, të cilët kanë marrë paga pa punuar./Telegrafi/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...