PD vazhdon t’i marrë mandate PS-së! Mbyllet numërimi në disa bashki

01:56 | 27 Prill 2021
Trina Galanxhi

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 577,678 vota, e pasuar nga PD-AN me 466,335 vota. LSI deri më tani ka marrë 81,049 vota, kurse PSD 26,851. Nisma Thurje deri më tani ka 7,574 vota.

PS ka tashmë 2 mandate më pak, duke shkuar në 73, ndërsa PD rritet në 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Deri më tani PS kryeson në 8 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4061 kuti.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Ja rezultatet në secilin qark:
p
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 41,545 vota, PS ka 26,682, LSI ka 8,523 dhe PSD 14,438. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.

Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 26,777 vota, PS 22,461, LSI 5,613 dhe Nisma Turje 446 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës

Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.

Dibër
Në qarkun e Dibrës, sërish rezultati është përmbysur dhe kryesimin për momentin e ka PD me 27,944 vota. PS numëron 27,605 vota, LSI 4,312 vota, PAV 574 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.

Durrës
Në Durrës, deri tani PS kryeson me 39,267 vota, e ndjekur nga PD që numëron 31,618 vota. LSI ka siguruar 4,829 vota, PSD 320 vota dhe PLDSH 211 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë
Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 134,061 vota. PD ka 106,834 vota, LSI 16,121 vota dhe PSD 8,009 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 79,382 vota e ndjekur nga PD me 53,239 vota dhe LSI 6,625 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,507 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.

Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 79,170 vota, PD 56,406 vota, LSI 10,562 dhe PLDSH 1,105 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 30,199 vota e ndjekur nga PD me 16,076 vota dhe LSI me 6,646 vota. Ndërkohë, LRE ka 310 vota dhe PSD ka 287 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.

Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 47,035 vota e ndjekur nga PD me 40,729 vota dhe LSI me 6,731 vota. Ndërkohë PSD ka 935 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 58,103 vota e ndjekur nga PD me 31,517 vota dhe LSI me 6,029 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 22,395 vota, PD 11,948 vota, LSI 5,354 vota dhe PSD-ja 455 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD vetëm 1./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme