Shpenzimet ushtarake në të gjithë botën janë rritur në gati 2 trilion dollar gjatë vitit 2020, duke sfiduar kështu ndikimin ekonomik të pandemisë Covid-19.
Shpenzimet ushtarake u rritën me 2.6 përqind, kur GPD globale u tkurr me 4.4 përqind, sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm, transmeton portal arbresh.info
Diego Lopes da Silva, një nga autorët e raportit, i tha AFP se zhvillimi ishte i papritur.
“Për shkak të pandemisë, dikush do të mendonte se shpenzimet ushtarake do të ulen,” tha ai.
“Por është e mundur të konkludohet me një farë sigurie se Covid-19 nuk kishte një ndikim të rëndësishëm në shpenzimet ushtarake globale, të paktën në vitin 2020,” tha Lopes da Silva.
Ai paralajmëroi megjithatë se për shkak të natyrës së shpenzimeve ushtarake, mund të duhet kohë që vendet “të përshtaten me tronditjen”.
Fakti që shpenzimet ushtarake u rritën në kohën kur ekonomia globale po pësonte rënie, ka hutuar studiuesit.
Të paktën 12 vende anëtare të NATO-s kanë shpenzuar të paktën 2 përqind të GPD-së gjatë vitit 2020.
Megjithatë, pandemia ka prekur disa vende.
Kombe të tilla si Kili dhe Koreja e Jugut hapur kanë vendosur që të shfrytëzojnë fondet ushtarake si përgjigjje ndaj pandemisë.
“Vende të tjera, të tilla si Brazili dhe Rusia, nuk thanë qartë se kjo ishte rialokuar për shkak të pandemisë, por ata kanë shpenzuar shumë më pak se buxheti i tyre origjinal për vitin 2020,” tha Lopes da Silva.
Një përgjigje tjetër, si në Hungari për shembull, ishte rritja e shpenzimeve ushtarake “si pjesë e një pakete stimuluese në përgjigje të pandemisë”.
Shpenzimet ushtarake të Kinës janë rritur së bashku me ekonominë e saj në rritje dhe kanë parë një rritje për 26 vjet rresht, duke arritur në 252 miliardë dollarë në vitin 2020.
SHBA gjithashtu ka rritur shpenzimet e saj ushtarake për të tretin vit rradhazi në vitin 2020, pas shtatë vitesh ulje.
“Kjo reflekton shqetësime në rritje mbi kërcënimet e perceptuara nga konkurrentët strategjikë si Kina dhe Rusia, si dhe përpjekjen e administratës Trump për të forcuar atë që e pa si një ushtri të varfëruar të SHBA”, tha në një deklaratë Alexandra Marksteiner, një tjetër autor i raportit.
Lopes da Silva megjithatë vuri në dukje se administrata e re “Biden nuk ka dhënë ndonjë indikacion se do të zvogëlojë shpenzimet ushtarake”./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...