Vende të ndryshme janë zotuar t’i vijnë në ndihmë Indisë e cila po kalon valën e dytë të pandemisë me bilance ditore nga më tragjiket. Ndërkohë disa shtete europiane po lehtësojnë masat kufizuese në prag të sezonit turistik dhe situatës më të mirë epidemiologjike.
India ka shënuar një rekord të ri të rasteve me COVID-19, teksa rëndohet situata në spitale dhe banorët po detyrohen të kurohen në shtëpi.
Shtetet si Amerika, Britania, Franca dhe Gjermania po përgatitin ndihma, bombola oksigjeni të cilat tani sigurohen shtrenjtë nga tregu i zi apo shtretër të rinj për pacientët.
Edhe hapësirat e varrimit në kryeqytet po shkojnë drejt fundit ndërsa pikat e posaçme ku digjen kufomat kanë shtuar kapacitetet dhe raportojnë shifra më të larta sesa ato zyrtare.
Në cepin tjetër të globit, në Amerikë, Entoni Fauçi, këshilltari i presidentit për pandeminë, tha se 50 mijë amerikanë vazhdojnë të infektohen përditë me koronavirusin e ri, ndaj mënyra më efikase për ta ndalur atë është vaksinimi.
Në fundjavë u arrit shifra 1 miliard e dozave të kryera në 207 vende të botës.
Vijimi i fushatës së vaksinimit dhe kurba në rënie e infektimeve të reja bënë të hënën që shtete si Franca të rihapin shkollat pas tri javëve izolim.
Në Itali, u rihapën pjesërisht baret, restorantet, kinematë dhe sallat e koncerteve deri në orën 10 të mbrëmjes.
Bar-restorantet do të rihapen të hënën e ardhshme edhe në Greqi bashkë me lëvizjet midis rajoneve, ndërkohë që përhapja e variantit britanik të koronavirusit detyroi Qipron të riizolohet për dy javët në vijim.
Ora policore do të aplikohet në harkun 21 me 5 të mëngjesit dhe do të lehtësohet përkohësisht vetëm me rastin e Pashkëve ortodokse./express/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...