Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, krahas deputetit të Parlamentit Evropian, njëherit President i Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, Lukas Mandl, sekretares së shtetit Lunacek, konsullit të nderit Manfred Brandner dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, Arber Marku.
Në hapje të takimit, kryeministri Kurti tha se populli austriak ishte një zë i fuqishëm në mbështetjen e përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe një jetë me dinjitet. “Jo vetëm gjatë luftës, si një strehë nga regjimi serb, por edhe pas luftës, dyert e saj (Austrisë) ishin të hapura. Universitetet prestigjioze pranuan të rinjtë tanë dhe u siguruan atyre arsim të përballueshëm dhe me cilësi të lartë,” tha kryeministri Kurti.
Ai e vlerësoi Austrinë si një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës, me investime që janë në rritje të qëndrueshme dhe me organizatat shtetërore si ADA, që mbështesin Kosovën me programe të ndryshme në arsimin e lartë.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti u bëri thirrje mërgimtarëve, sipërmarrësve dhe investitorëve të mundshëm, që të përqendrojnë investimet e tyre veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, si edhe në prodhim dhe në fushën e turizmit.
“2021-ta e gjen Kosovën me një qeveri stabile dhe me shumicë në parlament. Le ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe të vazhdojmë të ndërtojmë miqësinë tonë prosperuese”, tha kryeministri Kurti në fund të fjalimit./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...