Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia po përpiqet të zbatojë gjithçka për të cilën është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Washingtonit, por gjithashtu ai shpreson që pala kosovare të merret me këto çështje, megjithëse sipas tij nuk e ka bërë deri më tani.
Në një konferencë për media, Vuçiq tha se pas një takimi që pati me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell e ka theksuar se Serbia ka respektuar çdo nënshkrim të marrëveshjes së arritur në Washington.
Vuçiq tha se sa i përket një dokumenti që është publikuar së fundi ku flitet për ndryshim kufijsh, nuk ka folur me askënd për atë dokument.
Ai madje tha se për herë të fundit lidhur me këtë çështje kishte diskutuar me kryeministrin slloven.
Vuçiq deklaroi se Beogradi vazhdon të jetë i përkushtuar në dialogun me Prishtinën, si më parë duke shtuar se nuk është e nevojshme vetëm të vazhdohet por se duhet punuar në të.
Ai theksoi se duhet të gjendet zgjidhja thelbësore në periudhën e ardhshme.
Ai poashtu e vlerësoi vizitën e fundit në Bruksel si një nga vizitat më të mira deri më tani.
“Për të krijuar një mjedis më të mira për një kompromis të mundshëm me një qasje edhe më të përkushtuar dhe më konstruktive. Unë po vij në Bruksel me mirëbesim dhe shpresoj se do të gjejmë të njëjtën vendosmëri nga ana tjetër”./lajmi.net/
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...
Barcelona deklason Sevillën para ndeshjes me Real Madridin