Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka paralajmëruar deputetin e PDK-së, Fadil Nura se mund t’ia ndërpres fjalën e tij në Kuvend, pasi ky i fundit bëri një krahasim të fushatës së LVV-së në Shqipëri me periudhën e pas luftës së dytë botërore atje.
Nura përmendi Dushan Mugoshën e Miladin Popoviqin, dy delegatët jugosllavë që ndihmonin në bashkimin e grupeve komuniste të kohës, duke e krahasuar me këtë rast pjesëmarrjen e zyrtarëve të LVV-së.
“Një ekspeditë e tillë ta kujton historinë analoge të Dushan Mugoshës e Milladin Popoviqit pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Veçse Kosova atëherë për dallim nga tash, ishte e mbyllur nën administrimin ushtarak jugosllav”, tha Nura.
Fjalën ia ndërpreu përkohësisht Konjufca, duke e paralajmëruar se ajo mund t’i ndërpritet krejtësisht nëse vazhdon të flasë me këtë fjalor.
“Z. deputet, një vërejtje për fjalorin. Nëse përdorni kësi krahasimi, mund t’ju ndërpritet fjala. Vetëm po ju jap vërejtje fillestare dhe po ju lajmëroj”, tha Konjufca.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...