Portieri i skuadrës së Juventusit, Gianluigi Buffon, ka hapur Akademinë e Futbollit “Buffon”, për t’u “ofruar djemve dhe vajzave të moshës tetë deri në 16 vjeç një kurs portierësh shumë të specializuar”.
E ardhmja e 43-vjeçarit është ende e pa definuar, megjithatë ai ka hapur një akademi për të trajnuar të rinj duke transmetuar përvojën e tij dhe duke i afruar djemtë dhe vajzat më më shumë me rolin e një portieri.
Fitoi Kupën e Botës, e njëherësh njihet edhe si fitues i 10-të Scudettove, pesë Coppa Italia dhe shtatë Supercoppa Italiana me skuadrën e Juventusit.
Gjithashtu ai ndihmoi Parman në Kupën UEFA në 1998-99 të fitoi ligën e Francës gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në PSG.
Tani, akademia e tij ekskluzive synon që të përmirësojë dhe përsosë teknikën e shumë futbollistëve të rinj që kanë ëndrra e aspirata të bëhen portierë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...