Tridhjetë e pesë vjet më parë një shpërthim në stacionin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë lëshoi rrezatim vdekjeprurës në atmosferë.
Qyteti më i afërt, Pripyat, shtëpia e rreth 50 mijë njerëzve, u evakuua së bashku me komunitetet e tjera, në një zonë 4,000 kilometra katror.
Lyudmila Honchar ishte katërvjeçare në atë kohë dhe jetonte në Pripyat me prindërit e saj; herën e fundit kur kishte qenë aty ishte 35 vjet më parë.
Honchar vendosi të kthehej për të vizituar shtëpinë e fëmijërisë, duke filluar 120 kilometra larg, në objektin e vjetër të kushëririt të saj, Petro.
Ajo jetoi aty gjatë periudhës së evakuimit.
“Ishte në verën e vitit 1986 dhe pastaj u shpërngulëm në Kiev dhe filluam të ndërtojmë gjithçka nga e para”, rrëfen ajo për BBC.
Nivelet e rrezatimit pas shpërthimit kanë rënë gjatë 35 viteve të fundit, dhe qyteti i braktisur është bërë i njohur për turistët.
Prindërit e Lyudmila-s vdiqën të dy nga sëmundjet e lidhura me rrezatimin.
Shumë njerëz që jetonin në Pripyat, punuan në stacionin bërthamor të Çernobilit, rreth 3 kilometra larg.
Babai i Lyudmilas punoi në ndërtimin e tij dhe ndihmoi në ndërtimin e sarkofagut mbrojtës, pas shkrirjes.
Ajo thotë se njerëzve nuk iu është thënë se sa e rrezikshme ishte situata.
“Babai im tha që të gjithëve iu dhanë syze dielli. Padyshim që atyre iu ishte thënë t’i bartnin gjatë punës, por askush nuk i vendosi ato”, thotë Lyudmila.
“Thjerrëzat e syve të babait tim u dogjën, vetëm më vonë e zbuluam se ishte për shkak të rrezatimit”, rrëfen mes tjerash ajo. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...