Rezultatet preliminare, PS merr 77 deputetë, PD me 56, LSI me 5 dhe PSD me 2

12:22 | 26 Prill 2021
A. B.

Kanë kaluar 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, Partia Socialiste është duke prirë në rezultatin preliminar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 janë numëruar rreth 40 për qind e apo 1,935 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.

Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 270,738 vota apo 49.36 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 212,951 vota apo 38.83 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 39,089 vota apo 7.13 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 10,905 vota apo 1.99 për qind.

Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 77 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 56 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme