Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj se si mund t’u ndihmohet fëmijëve dhe të pastrehëve tjerë që kërkojnë lëmoshë e të tjerë që bëjnë punë të rënda, ndërsa mori një premtim nga ministri.
“Disa fëmijë dhe foshnje në duart e nënave gjysmë të zhveshur kërkojnë, e disa punojnë punë të rënda. A keni mundësi që në bashkëpunim me ministrat tjerë ta trajtoni këtë dukuri. Të merren masa adekuate”, tha Kokaj.
Në replikë, ministri Murati tha se do t’i rrisin investimet në strehimore dhe organizatat joqeveritare që merren me raste të tilla, ndërsa për këtë kërkoi edhe ndihmën e komunave.
“Njëra nga objektivat tona është luftimi i varfërisë dhe rritja e mirëqenies. Në këtë aspekt, ne si ministri mbështesim strehimoret dhe organizatat tjera joqeveritare që merren me raste të tilla sociale dhe qëllimi ynë është që ta përforcojmë këtë mekanizëm, të ketë edhe më shumë investim në këtë aspekt, ndihmuar edhe nga komunat”, tha Murati.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...