Deliu: Ndërhyrja në raportimin e medias së lirë, është njollë e zezë mbi demokracinë e Kosovës

10:31 | 26 Prill 2021
M. A.

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja nga PDK Blerta Deliu ka kritikuar ndërhyrjen e qeverisë në lirinë e shprehjes së mediave dhe demokracinë.

“Ndërhyrja në raportimin e medias së lirë, është njollë e zezë mbi demokracinë e Kosovës, tha Deliu”.

“Kosova nuk është një sistem policor, andaj përndjekja e mediave e shoqërisë civile janë shenjtë  e para të kalimit nga një sistem demokratik në një sistem autoritar”, tha Deliu.

Po ashtu, Deliu ka kritikuar edhe  dështimin e ministrit Vitia në arritjen e marrëveshjes për sigurimin e vaksinave Anti-Covid.

“Kryeministri Kurti dhe Vitia duhet të japin sqarime  pse ka dështuar marrëveshja me Fiezer”, tha Deliu në seancën e sotme në Kuvend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme