Google ADS

Fillon seanca e Kuvendit, mungon opozita edhe pse kishte kërkuar debat për vaksinat

10:17 | 26 Prill 2021
M. A.

Ka filluar Seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në sallë kanë shkruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje por jo edhe të partive tjera.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e radhës e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, për t’u përmbyllur me debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve të opozitës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme