Kryeziu: Nuk e kuptoj votimin e kosovarëve në Shqipëri

23:38 | 25 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ismet Kryeziu nga ka kritikuar ashpër votimin e Albin Kurtit në Shqipëri. Ai thotë se që nga viti 90 kemi mundur të votojmë në Shqipëri e t’i kemi pasaportat.

Sipas Kryeziut një gjë të tillë nuk e kanë  bërë për arsye se kanë sakrifikuar për të pasur pasaportën e shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Postimi:

Kemi mundur te votojme ne Shqiperi, s’paku nga viti ’90, kemi  mundur ti kemi edhe pasaportat e shtetesine nga ai vit. Kemi mundur ta kemi Shiperine alternative!

Por saktifikuam dhe qendruam. Qendruam ne te drejten tone per te votuar te lire edhe per te pasur pasaporten e shtetesine e Republikes se Kosoves.

Prandaj, sot se kuptoj votimin e Shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi. E aq me pak paketimin e ketij veprimi si akt patriotik!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme