Google ADS

Celibashi: 48.2% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime

23:35 | 25 Prill 2021
Trina Galanxhi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 48.2 për qind.

Mirëpo, ky nuk është rezultati final, pasi ende nuk ka informacione nga të gjitha qendrat e votimit. Në një prononcim për mediat, Celibashi sqaroi se pajisja e identifikimit elektronik ka punuar me metodën offline dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet raportimi në kohë reale i votuesve. “Ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit.

Ndërkohë, është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimit. KQZ është duke e monitoruar. Procesi i transportimi të fletëve të votimit dhe bazës materiale është duke u bërë në përputhje me procedurat.  Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave, janë në nivele 48.2 për qind. Rezultatin final do ta kemi pasi ta marrim të gjithë informacionin nga të gjitha qendrat e votimit. Në pjesëmarrjen totale të zgjedhjeve në numër e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit”, deklaroi Celibashi./vizionplus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme