Google ADS

Në Indi, njerëzit po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit

18:54 | 25 Prill 2021
Arbresh.info

Bashkimi Evropian do të aktivizojë Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit për të ndihmuar Indinë të përballet me shpërthimin e infeksionit covid-19, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe më herët sot ndihma u njoftua nga kancelarja gjermane, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara.

Themeluar në vitin 2001, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile lejon shtetet të koordinojnë ndihmën dhe burimet e tyre në situata emergjente në rast se një vend nuk mund të përballojë vetë sfidën.

“BE do të aktivizojë bashkërisht burimet e saj për t’iu përgjigjur shpejt kërkesës së Indisë për ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE”, shkroi Leyen në Twitter, duke shprehur “shqetësim mbi situatën epidemiologjike”.
Komisionari Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiq gjithashtu tha në Twitter se Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC) në zemër të mekanizmit tashmë po negocion me vendet anëtare për furnizimin e oksigjenit dhe ilaçeve.

Më herët të dielën, kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se qeveria e saj ishte e gatshme që urgjentisht t’i vinte në ndihmë Indisë, por nuk dha detaje.

“Lufta kundër pandemisë është gjithashtu lufta e të gjithë neve. Gjermania është në solidaritet me Indinë dhe po përgatit një mision të ndihmës emergjente,” tha Merkel.

Asnjë detaj nuk është lëshuar nga Berlini deri më tani, por e përjavshmja Der Spiegel njoftoi dje, duke cituar burime të paemërtuara, se forcat e armatosura gjermane kishin marrë tashmë një kërkesë për të organizuar një furnizim me oksigjen.

India me një popullsi prej mbi 1.3 miliard ka 16.96 milionë raste dhe 192.311 vdekje. 2767 shtetas vdiqën në 24 orët e fundit.
Sot, India konfirmoi një numër rekord të infeksioneve të reja për të katërtën ditë me radhë, 349.691 në 24 orët e fundit.

Stafi i spitalit nuk mund të përballojë më fluksin e pacientëve, ka mungesë të shtretërve spitalorë, oksigjenit, ilaçeve vitale.

Ndihma mjekësore për Indinë fqinje, përfshirë frymëmarrjet, tashmë është ofruar nga rivali i saj rajonal Pakistani, i cili vetë është prekur rëndë nga koronavirusi.

Spitalet e mbipopulluara me ditë të tëra po përpiqen të sigurojnë oksigjen dhe të refuzojnë pacientë të ri, dhe qeveria indiane ka angazhuar Forcën Ajrore në një përpjekje për të siguruar shpërndarjen në spitalet në zonat më të prekura.
Gjendja është veçanërisht e rëndë në kryeqytetin Nju-Delhi ku pacientët vdesin në spitale për shkak se nuk ka oksigjen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se situata në Indi është një “kujtesë vdekjeprurëse” e asaj që mund të shkaktojë koronavirusi.

Të shtunën në mbrëmje, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë në plan të vendosin shpejt ndihma shtesë për qeverinë indiane dhe punëtorët shëndetësorë./gazetametro/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme