Policia e Shtetit ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 është marrë njoftim nga komisioni i qendrës së votimit nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”, se një qytetar po fotografonte votën e tij.
Sipas Policisë, 32 -vjeçari, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë ku ka tentuar edhe të fotografojë votën e tij ky veprim është konstatuar nga anëtarët e komisionit.
“Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës””, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Edhe një rast i njëjtë është regjistruar sot gjatë ditës në Tiranë. Policia njoftoi se G.S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë ku ka fotografuar votën e tij.Shqipëria është duke zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...