Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar akterët politikë në vend të cilët votuan në zgjedhjet e sotme në Shqipëri.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se po kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017.
Sipas tij, Kosova ka mbetur edhe pa Qakorrin edhe pa vizat.
“Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017. Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin. Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot në zgjedhjet në Shqipëri.
Kurti është kritikuar se më shumë po angazhohet në zgjedhjet në Shqipëri se sa për vendin.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...