Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dha dorëheqje të dielën për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, pas muajsh protestash nga opozita dhe thirrjeve nga oficerët e lartë të ushtrisë, për të dhënë dorëheqje për shkak të konfliktit që kishte pasur vendi me shtetin fqinj, Azerbajxhan.
Sipas medieve të huaja dorëheqja e Pashinyan, 45-vjeçar, do të fillojë procesin e shpërndarjes së parlamentit përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 20 qershor.
Ai më parë u takua me udhëheqësit e partive parlamentare, të cilët ranë dakord të mos emërojnë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së tij, duke imponuar zgjedhje të reja sipas ligjit armen.
Pashinyan u ballafaqua me kërkesa për të dhënë dorëheqje pasi më shumë se 3,600 ushtarë armenë u vranë në luftën 44-ditore me Azerbajxhanin para se të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, për të ndalur luftimet mbi territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabaku.
Marrëveshja kërkonte që forcat armene të tërhiqeshin nga tre rajonet azere pas humbjeve territoriale në betejë që përfshiu gjithashtu zonat kyçe të Nagorni-Karabakut.
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq