Zgjedhjet në Shqipëri / Në cilat qytete ka më shumë pjesëmarrje votuesish

13:56 | 25 Prill 2021
Arditë Shkodra

Tirana është një ndër qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime. Deri në orën 13:00 në Tiranë rezulton se kanë marrë pjesë në votime 35.59% e votuesve.

Nëse analizojmë më në detaje, rezulton se përqindjen më të lartë në votime e kanë qendrat brenda Bashkisë së Tiranës me një pjesëmarrje 37.52 %, e ndjekur nga Bashkia Kamëz me 32,35 % për të vijuar me Bashkinë Kavajë me 27,42 % dhe Bashkinë Rrogozhinë me 22.29 %. Ndërkohë nuk ka raportime nga Bashkia Vorë./scan-tv

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme