Google ADS

Intervistë me Ganimete Musliun: Albin Kurti t’i kërkojë falje qytetarëve

13:33 | 25 Prill 2021
A. B.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje qytetarëve.

“Premtimet e zotit Kurti në asnjë formë, në asnjë rrethanë, nuk po gjejnë zbatim me ardhjen e tij në qeverisje. Arsyet duhet t’i jap ai si Kryeministër i vendit dhe thjeshtë nëse kurgjo tjetër, duhet t’i kërkojë falje qytetarëve të Republikës së Kosovës, që i ka gënjyer ose i ka mashtruar sepse premtimet që jepen në fushat dhe nuk përmbahen nuk kanë emër tjetër përveç se mashtrim”, thotë Musliu në një intervistë për arbresh.info.

Sipas saj, në mesin e këtyre premtimeve hynë edhe çështja e reciprocitetit me Serbinë.

Edhe takimet me ndërkombëtarë për të siguruar vaksinën Musliu thotë se po bëhen për të mashtruar opinionin publik.

“Bëhen sa për të mashtru opinionin publik gjoja se po bajm diçka në lidhje me sigurimin e vaksinave, mirëpo në realitet këta nuk po bëjnë asgjë”, theksoi Musliu.

Musliu në këtë intervistë shprehë qëndrimin nëse duhet të refuzohen vaksina e Rusisë dhe Kinës, edhe pse bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve.

Ajo ka folur edhe për angazhimet e presidentes, Vjosa Osmani, në lidhje me politiken e jashtme, dhe për angazhimet në lidhje me konfisktimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme