Tri ndeshje të zjarrta na presin sot në Superligë

09:13 | 25 Prill 2021
A. B.

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore pa dyshim që është në Gjilan, atje ku Drita do ta presë pretendenten tjetër për titull, Prishtinën.

Në ndeshjen tjetër, Ismet Munishi do të rikthehet në Suharekë, por tani si kundërshtar i tyre. Gjilani udhëton për t’u përballur me Ballkanin e Bledi Shkëmbit.

Ndeshja tjetër luhet në “Zahir Pajaziti”. Llapi e pret ekipin mitrovicas, Trepçën’89.

Të trija këto ndeshje do të nisin prej orës 15:00. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme