Google ADS

Biden: Masakra e armenëve gjatë kohës së Perandorisë Osmane ishte një gjenocid

09:12 | 25 Prill 2021
Arditë Shkodra

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar masakrën e armenëve në vitin 1915 si një gjenocid.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vrasjet ndodhën gjatë ditëve në rënie të Perandorisë Osmane, paraardhëse e Turqisë së sotme.

Megjithatë çështja është shumë e ndjeshme, derisa Turqia pranon mizoritë por hedh poshtë termin “gjenocid”.

Një zyrtar amerikan për sa i përket rastit në fjalë, tha se lëvizja nuk kishte për qëllim të fajësonte Turqinë e sotme.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë reagoi në Twitter duke potencuar se qeveria e tij “nuk do të merrte mësime nga askush për historinë e tyre”.

Administrata e mëparshme amerikane nuk e kanë përdorin termin në deklaratat zyrtare mes shqetësimeve për dëmtimin e marrëdhënieve me Turqinë, e cila është aleate e NATO-s.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në vitin 1915-1916, duke iu referuar masakrës si gjenocid.

“Kujtojmë të gjithë ata që vdiqën në gjenocidin armen të epokës Osmane dhe rivendosim vetën për të parandaluar një mizori të tillë, në mënyrë që të mos ndodh kurrë”, ka thënë Biden.

Presidenti Biden të shtunën u bë Presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane si një gjenocid.

Të ngjashme