Merkel kërkon prodhim në Europë të vaksinave

08:35 | 25 Prill 2021
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje vendeve prodhuese të vaksinave si India që t’i bashkohen debatit për ta bërë Europën të mbështetet tek forcat e veta.

Ajo pranoi që ekonomitë në zgjerim duhet të mbrohen, por në rast se ato nuk mund të zbatojnë në kohë kontratat atëherë duhet ndryshuar qasje.

“Për shumë vjet, nuk e kemi trajtuar mirë industrinë farmaceutike të Europës. Kemi lejuar largimin e industrisë në Shtetet e Bashkuara dhe tani SHBA’ja ka industrinë më të fortë në botën perëndimore”, tha Merkel gjatë konferencës me partitë konservatore europiane.

Megjithatë liderja gjermane bëri thirrje për veprim të kujdesshëm pasi Europa nuk do që të dëmtojë ekonomitë e vendeve në zhvillim.

Për momentin Europa është duke shfrytëzuar sa më shpejt që të jetë e mundur sasitë e vaksinave në dispozicion me objektivin që deri në korrik të vaksinojë rreth 70% të të rriturve. Por vonesat e shkaktuara nga prodhuesit e bëjnë këtë objektiv mbetet ende i largët.

Një 75-vjeçare mori dozën e parë të vaksinës antiCovid në një qendër të Lionit në Francë. Drejtuesi i qendrës falënderoi në mënyrë simbolike të gjitha ata që punojnë pa pushim.

Në Rumani janë hapur qendra të posaçme vaksinimi për ata që nuk kanë një takim, ndërkohë për të shpejtuar procesin janë thirrur në ndihmë edhe 500 vullnetarë për të administruar 13,000 vaksina Pfizer.

Vullnetarët do të përdoren edhe për të administruar dozën e dytë të vaksinës. Për ata që duan në largojnë stresin e vaksinimit, në një qendër të kryeqytetit islandez Reikjavik, janë vendosur edhe disa muzikantë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme