Në Mal të Zi janë regjistruar 151 raste të reja me Covid 19, nga 1239 analiza të kryera, njoftuan nga ISHP.
Gjatë kësaj kohe 6 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, prej moshës 65 deri në atë 93 vjeçare.
Më së shumti raste u regjistruan në Podgoricë, 44, Plevlja 18, Tivar po ashtu 18, kurse në Ulqin 4 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe raportohet për 235 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2663, nga të cilët 36 në komunën e Ulqinit.
Sa i përket procesit të vaksinimit, për momentin në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës janë imunizuar 39.426 persona, kurse 19.9881 kanë marrë edhe dozën e dyte.
Të paraqitur për vaksinim janë mbi 93.000 persona, por tani për tanisipas autoriteteve shëndetësore numri i vaksinave është i kufizaur dhe përparësi po u jepet grupeve të rrezikuara.
Nga Ministria e Shëndetësisë më herët kanë njoftuar se në fund të prillit dhe fillim të majit pritet vaksina të reja nga Rusia dhe Kina, si dhe të kompanisë Astra Zeneka, me çka do të fillojë edhe vaksinimin masiv.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...